Urime Suedisë, përtej gjithçkaje, përtej faktit që shumë shqiptarë janë tifozë me Italinë, përtej faktit që Botërori humbet 4 herë kampionët.

Italia u mund në Suedi dhe nuk meritoi asgjë, barazoi edhe sot 0-0 në Milano dhe nuk e meritoi fitoren. Duhej fitore e pastër, ose të paktën 1-0 për të shkuar në shtesa.

Nuk ndodhi asnjëra hipotezë. Italia luajti një pjesë tëparë të mirë, një të dytë mediokre dhe qëndron në shtëpi, duke e parë Botërorin nga televizori.

Më mirë që nuk do të shkojë, sepse edhe në Rusi do të bënte figurë të shëmtuar, si shpesh në dekadën e fundit, që pas Botërorit 2006. Ishte edhe atëherë Bufon, por që atëherë ka ndryshuar gjithçka tjetër dhe Italia nuk ka rindërtuar asgjë, klubet janë shkatërruar, Juventusi fiton kampionate pa fund dhe dështon në Europë, te të rinjtë nuk punohet fare, të huajt janë pa fund dhe kampionati me 20 ekipe e 38 javë është bërë qesharak.

Suedia meriton duartrokitje: të gjithë thoshin që Italia nuk tremb më, por duhet b… për ta lënë jashtë Botërorit. Suedia e pati, ishte e pathyeshme, e patrembur, e ftohtë AKULL.

Share: