Riad Mahrez ka arritur një marrëveshje për t’u transferuar tek Roma, por para se ta bëjë zyrtare, algjeriani është në pritje të ndonjë oferte nga Arsenal.Mahrez ka ngelur i mahnitur nga oferta e verdhekuqve për ta sjëllë atë në Itali, por ai preferon një lëvizje tek londinezët.

Drejtori Sportiv i Romës, Monchi ka pregatitur një paketë shumë të mirë financiare për yllin e Lesterit. Roma ka paraqitur një ofertë prej 23 milionë eurosh për algjerianin tek dhelprat por që është refuzuar sepse ata kërkojnë 40 milionë euro, dhe janë në pritje të ndonjë oferte më të madhe nga klubet e tjera, por në rast se nuk ndodh kjo atëherë ata do të ulën me drejtuesit e Romës për të arritur një akord që do ti kënaqte të dyja palët.

Nësë kjo lëvizje do të konkretizohet do të jetë një transferim i madh për Romën, pas largimit të Salah, Manolas, Paredes dhe Totit.

Share: