Magani ka nisur punën me ekipin e Trepça ’89. Trajneri peqinas është prezantuar sot me ekipin e ri.

 

magani-trepca-89

 

Para nisjes së seancës stërvitore, Magani ka folur për mediat vëndase.

“Kam arritur marrëveshjen me drejtuesit deri në fund të sezonit. Nëse jemi mirë me pikë dhe rezultate, sigurisht që do vazhdoj akoma këtu.

Nuk jam gjeni apo magjistar, kam ardhur këtu për të punuar, të bëjë atë që di të bëj më mirë”.

Tekniku jep mendimin e tij për ekipin dhe tregon synimet e tij dhe të klubit.

“Trepça ’89 është e barabarte me ekipet në Superligen Shqiptare. Këtu kam ardhur për të fituar trofe”.

 

 

Trepça ’89, kampioni në fuqi i Superligës Kosovare, do vazhdojë përgatitjet në Mitrovicë deri me datë 27 janar.

Mbas kësaj date ekipi do udhëtojë drejt Turqisë. Aty do zhvillohet mini faza përgatitore dhe Magani dhe djemtë e tij do zhvillojnë disa miqësore.

Share: