Ardit Shehaj është afrimi i radhës i klubit të Teutës. Vlonjati ka firmosur me klubin durrsak dhe tanimë do të bashkohet më skuadrën në stërvitjen e ardhshme.

Shehaj bëhet vlonjati i dytë që transferohet në këtë merkato, pasi më përpara durrsakët kanë afruar edhe Arbër Beqajn.

Gjithashtu në mbrojtje është afruar kroati Ante Hrkaç si dhe mesfushori Albi Dosti, ndërkohë që pritet të ketë në ditën në vijim edhe afrime të tjera të rëndësishme.

Share: