Gugash Magani ka marrë së fundmi drejtimin e skuadrës së Trepça ’89, kampione në fuqi në Kosovë. Trajneri peqinas, pas largimit nga Teuta, ka pasur disa oferta, por edhe aludime, të cilat ai i ka sqaruar në një intervistë të gjatë që ka dhënë për “RTSH Sport”.

Kukësi dhe Partizani kanë qenë klubet që u lakuan në media dhe që lidheshin me emrin e Maganit, cili tregon pse nuk pranoi të drejtonte verilindorët.

“Të jem i sinqertë, sa i përket Kukësit, kam pasur kontakt nga menaxheri i ekipit, jo nga presidenti. Në këto momente i thashë ‘jo’, sepse e di çfarë kërkesash ka Kukësi dhe nuk kisha kohën e mjaftueshme për të arritur objektivin që ka ky ekip. Kështu e mendoj unë”, tha Magani.

Më tej, i pyetur mbi zërat që e çonin te “demat e kuq”, tekniku sqaron: “Sa i përket Partizanit, nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk më ka kontaktuar asnjë nga drejtuesit e tij”.

Share: