Gugash Magani mundohet t’i marrë anën pozitive ndeshjes me Partizanin, por sigurisht e ka të vështirë ta fshehë keqardhjen, pasi skuadra e tij e pati në dorë vetë fitoren, duke qenë në avantazh dhe duke humbur një penallti.

“Më vjen shumë keq, e humbëm vetë këtë ndeshje. Kemi qenë gjatë gjithë kohës superiorë, në lojë e raste. Një skuadër që kërkon të shkojë lart duhet të dijë t’i menaxhojë më mirë situatat gjatë ndeshjes, kam edhe unë përgjegjësinë time. Nuk mund të kalohej në eufori për shkak se po dominonim në fillim, sepse ndeshja nuk mbaron në pjesën e parë”, tah Magani në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport”, ndërkohë që theksoi se nuk ka presion te skuadra e tij.

“Jo, ambienti edhe sot ishte shumë i qetë, kemi luajtur ndeshjen tonë, kemi shënuar një gol, humbëm një penallti dhe na është anuluar edhe një gol. Për mua Latif ishte në pozicion të rregullt, nëse na akordohej ai gol, shkonim në 2-0. Gjithashtu, edhe kartoni i kuq për Shehajn për mua ishte i tepruar”.

“Penalltia e Lenës? Humbi një ndaj Flamurtarit, por nuk është e thënë që të mos gjuajë më, edhe Mesi ka humbur penallti dhe vazhdon t’i gjuajë. Nuk gjejmë fajtorë, rëndësi ka që të punojmë dhe të luajmë si sot, sepse rezultatet do të vijnë. Humbëm sot, ndoshta nuk besuam as vetë që mund të fitonim, por do të korrigjohemi”.

Share: