Gugash Magani ka keqardhje për barazimin me Kamzën, teksa skuadra e Ramadan Ndreut ka barazuar vetëm në fund me anë të Stevan Raçiç me penallti.

Tekniku peqinase ka analizuar takimin dhe paraqitjen e lojtarëve të tij, madje për disa prej tyre ka rezerva për lojën e bërë.

“Kemi lënë dy pikë sot. Edhe kur jemi tërhequr e kemi bërë vetë. Po të ishim profesionistë në momente të caktuara do dilnim me fitore. Zëvendësimet e bëra nuk e justifikuan besimin e dhënë. Gabimi i mbrojtësit është një ngritje dore instinktivisht, u ka ndodhur edhe lojtarëve të ndryshëm në botë. Po të vazhdonte loja edhe pesë minuta mund edhe të humbnim”.

“Nuk thashë se e tërhoqa skuadrën. Jo të gjithë janë profesionistë, erdhi si presion i kundërshtarit. Në mesfushë ishim superiore. Lart kishim dy mungesa, Çyrbja dhe Osemene. Po të ishim më të qetë do të fitonin dhe për këtë jam i bindur”.

“Dediç e ka bërë mirë menaxhimin e topave të marrë. Direkt se kam kritikuar aty. Lojtarët përpara vrapojnë shumë dhe ndaj bëj zëvendësime. Jam i kënaqur me të”.

“Nuk është e vërtetë se Kamza ishte superiore. Duhet kuptuar, nuk bëj modestin, ne kemi mbjellë një farë shumë të mirë, por duhet punë. Do kemi analizë, kam vërejtje për lojtarë të veçantë”.

“Periudha e pushimit do na ndihmojë. Ne kemi nisur herët fazën, Do punojmë me lojtarët që kanë ardhur vonë dhe janë të dëmtuar”.

Share: