Lushnja vijon merkaton, teksa me largimin e mbrojtësit Enea Bitri ata u hodhën në sulm për të gjetur një tjetër lojtar për prapavijën, pasi ishte e domosdoshme diçka e tillë.

Nuk ka vonuar shumë për ta gjetur një tjetër lojtar për atë pozicionin, pasi drejtuesit e klubit lushnjar kanë bërë me dije se pjesë e tyre do të jetë mbrojtësi Elvis Prençi, i cili vjet ka qenë pjesë e Korabit.

Ish-lojtari i Shpresave ka qenë edhe pjesë e Kukësit, Teutës dhe Partizanit, ndërkohë që tanimë do të veshë fanellën e Lushnjes, që ka kërkuar më parë edhe partnerin e tij te Korabi, Ervis Kajën, por kavajasi nuk është bindur nga oferta.

Share: