Lushnja e ka zgjidhur shumë shpejt ndeshje me Shkumbinin, teksa që në minutën e tretë ka arritur të shënojë sulmuesi i mirënjohur Fatjon Sefa.

Branica pak minuta më vonë ka dyfishuar dhe pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0.

Autogoli i Ramazanit e ka bërë të pamundur që Shkumbini të mendojë ta hape takimin, ndërsa goli i Llucës në minutat shtesë ka vlerë vetëm për statistika.

Kështu, skuadra e drejtuar nga Artan bano është rikthyer në krye të klasifikimit, duke kryesuar me dy pikë më shumë se Bylisi.

Kategoria e Parë – Java 20
Lushnja-Shkumbini 3-1
Shënues: Sefa 3’, Branica 7’, Ramazani 70’ (aut.) / Lluca 91’

Share: