E djeshmja ishte një ditë e vështirë në kampin lushnjar. Tekniku Dedja pati një debat me mbrojtësin Bizhyti, e aty shpërtheu inati i akumuluar. Lojtarit iu kërkua llogari për vonesën në stërvitje, ndërsa ky i fundit përfitoi për ti kërkuar të njëjtë Dedjes: pse nuk e aktivizonte. Trajneri shkodran e shpjegon thjeshtë. Mbrojtës të tjerë e meritojnë formacionin para Bizhytit. Çela dhe Korreshi futen në valle dhe, Dedja ndërpret stërvitjen e largohet.

Kësaj here për të mos u kthyer mbrapsht. Diçka është thyer dhe grupi ka filluar të rebelohet. Shumë afër është dhe transferta vlonjate. E vështirë, por Lushnja nuk ka çfarë humbet. Do luftojë për maksimumin, por ekipi ka nevojë për komandantin e ri.

Lojtarët dhe tifozët janë në një mendje. Ata e kanë një zgjidhje: Artan Bano. Ai që kthehet gjithmonë për Lushnjen e tij. Për të tentuar mrekullinë në Vlorë, e për të mos u dorëzuar kurrë.

Vendos Tushe.

 

Share: