Të gjitha skuadrat në të gjitha kategoritë e futbollit, kanë filluar përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Kjo periudhë përgatitore, u shërben skuadrave për të parë më mirë afrimet e bëra dhe për ti përshtatur ata me pjesën tjetër të grupit. Mënyra më e mirë për ti parë është edhe zhvillimi i ndeshjeve miqësore që në fakt kanë qënë me shumicë gjatë këtyre ditëve, kryesisht nga skuadrat e Superiores të cilat po zhvillojnë fazën përgatitore në Turqi. Kështu, kampionët e Kukësit do të përballen sot me gjigandet e Fenerbahces, takim që do të nis në orën 18:00. Edhe Teuta e cila po zhvillon fazën në Antalia, do të përballet me Slovacon, takim që do të luhet prej orës 13:00. Laçi, që po zhvillon fazën përgatitore në Shqipëri, ka programuar një miqësore të cilën do ta luaj përballë kryesuesëve të Kategorisë së Parë, Kastriotit, takim që edhe ky do të luhet në orën 13:00 në Krujë. Edhe Lushnja, por edhe Vllaznia do të zhvillojnë teste miqësore, kushtu Lushnja do të përballet me Besën, ndërsa Vllaznia do të përballet me ekipin B të saj. Më poshtë do të gjeni listën me të gjitha takimet miqësore të ditës së sotme.




Kukësi – Fenerbahce (18:00)

Teuta-Slovacko (13:00)

Kastrioti – Laçi (13:00)

Besa – Lushnja (14:00)

Vllaznia-Vllaznia B (13:00)

Bylisi – Oriku (14:00)

Egnatia – Shkumbini (14:00)

Dinamo – Apolonia (14:00)

Tirana B – Erzeni (14:00)

Internacional – Korabi (14:00)

Share: