Është luajtur sot java e dytë e Kategorisë së Dytë, dhe ka pasur disa rezultate interesante. Në grupin janë regjistruar dy ndeshje të fituara jashtë dhe dy në transferta, ndërkohë që dy përballjet e tjera kanë përfunduar në barazim.

Kukësi B ka fituar në Velipojë me rezultatin 1-2, ndërkohë që Luzi ka mposhtur Kevitanin në shtëpi 0-2. Mamurrasi nuk do të fitojë, teksa është ndalur në barazim 2-2 me Internacionalin. Në “paqe” është mbyllur edhe Sopoti-Klosi.

Vora ka fituar me “tris” mw Tiranën B, ndërkohë që edhe Velecciku nuk fal në shtëpi. 2-0 ndaj Gramshit dhe tre pikë për skuadrën koplikase.


Kategoria e Dytë – Java 2

Grupi A
Ada – Kukësi B  1-4
Sopoti – Klosi  1-1
Vora – Tirana B  3-1
Veleçiku – Gramshi  2-0
Mamurrasi – Internacional Tr.  2-2
Kevitan – Luzi 2008  0-2

Të shtunën
Spartaku – Partizani B  2-3


Elbasani në grupin B mori fitoren e dytë. Verdheblutë kanë triumfuar ndaj Albpetrolit me rezultatin 0-1, ndërkohë që edhe Butrinti ka likuiduar Gramozin.

Maliqi ka mundur me “poker” Tepelenën, sikurse Delvina Memaliajn. Përmeti është skuadra tjetër që ka marrë tre pikët në shtëpi, duke mundur 2-1 Devollin. Oriku është skuadra që ka shënuar më shumë gola, pasi ka mundur 2-5 Skraparin.


Kategoria e Dytë – Java 2

Grupi B
Domosdova – Këlcyra  1-2
Maliqi – Tepelena  4-0
Përmeti – Devolli  2-1
Albpetrol – Elbasani  0-1
Butrinti – Gramozi  3-1
Skrapari – Oriku  2-5
Delvina – Memaliaj  4-1


 

Share: