Luftëtari vijon përgatitjet nën drejtimin e stafit të ri teknik, teksa për momentin një numër i madh lojtarësh po testohen me synimin për t’u bërë pjesë e bluzinjve në Superiore.

Mbi 40 futbollistë po vëzhgohen nga trajneri Fernandez që duhet të vendosë më pas se kush vlen për skuadrën e tij. Nga ajo që është parë deri më tani, tre janë futbollistët që kanë më shumë shanse të qëndrojnë.

Njëri është mesfushori Mateos Toçi, i cili vjen nga skuadra e Elbasanit. Po nga i njëjti ekip ka ardhur edhe mbrojtësi Jurgen Dosti, që kërkon të luajë në elitë me Luftëtarin. Stivian Janku është futbollisti tjetër. 20-vjeçari vjen nga Partizani dhe luan si qendërmbrojtës.

 

Share: