Ardhja e pronarëve të rinj kinezë te Milani, ka bërë që tifozët të ëndërrojnë për rikthimin e në majat e futbollit botëror. Tashmë që flitet se paratë për t’u shpenzuar në merkato nuk do të jenë një problem, atëhere emrat që qarkullojnë në ambjentet kuqezi janë vërtet të bujshëm.

Pas Pier Emerik Abomejang që u vëzhgua mbrëmjen e djeshme nga Montela në ndeshjen Monako – Borusia Dortmund, ditën e sotme mediat italiane kanë zbuluar një tjetër emër të bujshëm për merkaton.

Bëhet fjalë për Romelu Lukakun, i cili është gjithnjë e më pranë largimit nga Evertoni pasi kërkon që të luajë në një ekip të madh. Sulmuesi belg është në një super formë, teksa ditën e sotme u përfshi edhe në formacionin më të mirë të vitit në Angli.

Gara për të mbërritur të Lukaku do të jetë e vështirë pasi për të interesohen edhe skuadra të tjera të njohura si Çelsi, Mançester Junajtid apo edhe Bajerni i Mynihut, por pronari i ri Jonghong Li ka premtuar mrekullira në merkato.

Share: