Luftëtari zhvilloi pak më parë miqësoren e parë në Turqi, dhe përballe kishte skuadrën e Trabzonsporit. Një lojë e bukur nga të dy skuadrat, të cilat e kërkuan golin dhe loja kryesisht ishte e barabartë, dhe vetëm në fundin e pjesës së parë turqit arritën të kalojnë në avantazh me Jusuf Jazëxhë, që shënon në minutën e 44-t një eurogol. Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nis mirë për gjorokastritët të cilët arrijnë të barazojnë në të 53-ën me Shkurtaj, por në të 64-ën turqit kalojnë sërisht në avantazh me sulmuesin Rodajega, që sërish ralizon një gol të bukur nga distanca. Me rezultatin 2-1 u mbyll i gjithë takimi, ku Luftëtari u paraqit në mënyrë mjaft dinjitoze ndaj një rivali dukshëm superior.

Trabzonspor – Luftëtari 2-1

Shënues: Jusuf Jazëxhë 44’, Rodajega 64’ / Shkurtaj 53’

Formacioni: Ruçi, Rapa, Zeqaj, Beqiri, Rapo, Ramadani, Aleksi, Rroca, Abazaj, Bregu, Lamçja. (U aktivizuan : Çekrezi, Janku, Shkurtaj, Aurelio, Minga, Toledo)

1-1-lufte

Share: