Ekipi i Luftëtarit ka nisur fazën përgatitore jashtë vendit. Gjirokastritët kanë udhëtuar sot drejt Antalias, ku do të qëndrojnë deri më datë 18 janar.

Gjithashtu ekipi do zhvillojë disa miqësore, por deri tani janë konfirmuar dy të tilla.

E para me datë 9 janar, përballë Trabzonspor dhe me datë 13 janar përballë Malatjaspor, të dyja ekipe të superligës turke. Me ekipin kanë udhëtuar dhe dyshja e shumë përfolur, Bregu-Abazaj.

Lista e plotë e Luftëtarit në fazën turke vijon si më poshtë: Shkëzen Ruçi, Amarildo Çekrezi, Avernold Qyrani, Orjad Beqiri, Bruno Toledo, Stivi Janku, Oltion Rrapa, Behar Ramadani, Donald Rrapo, Valdo Zeqaj, Albano Aleksi, Eduart Rroca, Eri Lamçja, Vasil Shkurtaj, Leonard Përgjini, Dejvi Bregu, Kristal Abazaj, Theodhori Puci, Ardit Ziaj, Rudion Mahmutaj, Kejdi Balla, David Bocaj

Share: