Luftëtari-Bylis nuk u zhvillua dje, kjo për shkak se ballshiotët mbërritën në Gjirokastër me vonesë për shkak të një problemi me mjetin e transportin me të cilinën po udhëtonin.

Arbitri Olsi Sokoli ka respektuar rregulloren duke pritur 45 minuta dhe më pas ka dalë në fushë së bashku me skuadrën vendase dhe ka vërshëllyer mbylljen e “takimit”.

Tashmë Komisioni i Disiplinës do të vendosë dhe fitorja në tavolinë e bluzinjve duke e pashmangshme, edhe pse presidenti Tavo dje ka deklaruar në “Sport Ekspres” është shprehur se Luftëtari është i gatshëm ta luajë ndeshje, duke mirëkuptuar problemin e ballshiotëve.

Gjithsesi gjasat që kjo të ndodhë janë të vogla. Bylisi e kishte fituar ndeshjen e parë në stadiumin “Adush Muçaj” me rezultatin 2-1 dhe kishte shanse reale për të kaluar në fazën çerekfinale.

Share: