Skuadra e Luftëtarit do të luajë një ndeshje të rëndësishme ditën e hënë, ku do të presë Teutën në fushën e vet. Drejtuesit e klubit gjirokastrit kanë vendosur që të ftojnë tifozët për të patur mbështetjen e tyre maksimale, teksa do të kërkojnë fitoren për të synuar vendin e katërt në renditje.

Përmes një postimi në faqen e tyre në  “Facebook”, klubi bluzi fton të gjithë tifozët që ta përkrahin skuadrën, pasi ata nuk ia dalin dot të vetëm.

Kujtojmë që Luftëtari mban vendin e katërt në renditje, vend ky që të dërgon në Europa League nëse Skënderbeu fiton Kupën e Shqipëris.

Ja thirrja e Luftëtarit për tifozët

Share: