Një ndeshje basketbolli e kategorisë së dytë në Itali në teori nuk duhet të përbëjë lajm në asnjë drejtim, por ja që sfida mes Monteronit dhe CUS Joniko nga Taranto ka përfunduar në qendër të vëmendjes, për një sherr masiv mes tifozëve.

Një grup prej 20 personash, të maskuar, sulmoi me shkopinj tifozët kundërshtarë dhe ndali ndeshjen për 10 minuta, para se të largoheshin gjithë sherrxhinjtë, me policinë që u gjend e papërgatitur, sepse nuk priste trazira në atë takim.

Share: