Ka edhe nga ata që e bëjnë gjakun ujë. Jemi mësuar tashmë me lojtarë që e refuzojnë Shqipërisë, me lojtarë që ndihen se i përkasin një tjetër vendi.

Në listën e atyre që “tradhtojnë” Shqipërisë shtohet edhe një tjetër dhe ai është mbrojtësi nga Pogradeci, Enea Mihja. Prej kohësh po përflitej dhe duket se ai e ka përcaktuar drejtimin e tij,

“U rrita në Greqi, kam studiuar këtu dhe ndihem grek. Do të ishte nder për mua të luajë me Kombëtaren e Greqisë”. Më qartë se kaq nuk mund të ketë.

19-vjeçari në të ardhmen nuk mund të thotë që Shqipëria nuk e ka thirrur, apo që Duka i ka kërkuar para. Më parë ai ka veshur fanellën e Shqipërisë U21 dhe ka luajtur kundër Izraelit.

Share: