Lokomotiva e Zagrebit ka bërë një zyrtarizim në merkato, teksa ka afruar një shqiptar për qendrën e mbrojtjes. Më parë kanë qenë Herdi Prenga dhe Amir Rrahmani ata që kanë dhënë kontributin e tyre te skuadra kroate në atë pozicion.

Nga sot me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit është bashkuar edhe Kosovar Sadiki, i cili është pjesë e Kanadasë U23. 19-vjeçari i lindur në Gjermani ishte pjesë e ekipit të dytë të Hajduk Split, ndërkohë që në të shkuarën ka qenë pjesë e Stoke Siti U18.

Detaje mbi marrëveshjen e tij me Lokomotiv Zagreb nuk bëhen të ditura, ndërkohë që Sadiki gjen te klubi kroat edhe sulmuesin e Kosovës U21, Lirim Kastratin.

Share: