Që pas humbjes me Laçin, trajneri Armando Cungu u shpreh se duhet ruajtur qetësia dhe nuk dëshiron të flasë shumë, ndaj edhe vendimi për të mos marrë masa nga ana e klubit ishte deri diku e pritshme, edhe pse paraqitje e Vllazninë në transfertën e së hënës la shumë për të dëshiruar.

Një gjysmë-tentativë e Gurishtës dhe një rast i Hajdarit në minutën e 75-të, kur ndeshja ishte 3-0 për vendasit, nuk mjaftojnë për një ekip si Vllaznia, që është parë nga opinionistët dhe specialistët e shumtë si kandidat potencial për të zënë vendin e katërt.

Edhe vetë lojtarët e kanë shpallur si objektiv atë pozicion dhe sërish është i arritshëm, por mbijetesë është parësorja.

Pikërisht se ajo nuk është siguruar, drejtuesit kanë vendosur të mos ketë penalizime dhe të shtunën do kërkohet pika që do ua garantonte pjesëmarrjen në Superiore edhe sezonin e ardhshëm.

Luhet përballë Teutës në transfertë dhe është një ndeshje e vështirë, në të cilën rikthehet i gatshëm Elis Bakaj, por ka edhe të pezulluar si Alsid Tafili.

Share: