Vala Superliga e Kosovës nisi të premten me sfidën mes kampionëve të Trepça ’89 ndaj Flamurtarit, që u fituar 3-1 prej ekipit nga Mitrovica, ndërkohë që sot u luajtën edhe dy ndeshje të tjera.

Të dyja përfunduan me rezultat minimal 1-0, me Llapin që mundi Drenicën dhe Feronikelin që mposhti Vllazninë.

Daku me golin e shënuar në minutën e 55-të i dha fitoren skuadrës së Batatinës, ndërsa për Feronikelin ishte Arifaj ai që realizoi një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

Vala Superliga e Kosovës – Java 1
E shtunë, më 19 gusht, ora 17:00

Llapi – Drenica 1-0
Shënues:
Daku 55’

Feronikeli – Vllaznia 1-0
Shënues: Arifaj 89’

Share: