Pavarësisht se Liverpuli ka arritur marrëveshje paraprake me klubin e Lajpzigut për Keita, Jurgen Klop kërkon ta sjellë mesfushorin në “Anfield” që në janar.

Marrëveshja mes klubeve ishte që Keita do të transferohej në Angli në fundin e sezonit, por largimi i Kutinjos drejt Barcelonës ka shtyrë tekniku Klop të kërkojë me doemos shërbimet e mesfushorit sa më parë të jetë e mundur.

Oferta e Liverpulit pritet të arrijë shifrën e 61 milionë paundëve dhe ngelet për t’u parë vetëm përgjigjja e drejtuesve të klubit gjerman.

Share: