Angli / Premier

 

Arsenal – Watford

Arsenal-i në formë ka marrë sërish rolin e sfiduesit të Chelsea-t kryesues në garën për titull dhe shpreson që kjo mesjavë të rihapë gjithçka, sepse kalendari është mjaft i vështirë për “Blutë”, që vizitojnë Liverpool-in. Ndërkaq, vetë Arsenal-i pret Watford-in dhe zor se gabon, duke parë që miqtë nuk fitojnë prej 7 ndeshjesh dhe po shënojnë me shumë vuajtje. Arsenal është në fotmë perfekte, sepse vjen nga 5 fitore rresht në shtëpi dhe në 7 përballjet e fundit direkte kanë vetëm fitore me Watford-in, duke shënuar 19 gola. Për ndeshjen e sotme Arsenal-i është ende pa mesfushorin Granit Xhaka (19/1), i pezulluar, ndërsa mund të kthehet në formacion pas më shumë se një muaji mungesë sulmuesi Theo Walcott (16/8). Për Watford-in mund të debutojnë sulmuesit e sapopblerë Mauro Zarate e M’Baye Niang, por është i pezulluar mbrojtësi Holebas (21/2).

Parashikimi: 1

 

Bournemouth – Crystal Palace

Bournemouth nuk ka fituar asnjë nga 4 ndeshjet e fundit mes kampionatit e Kupës FA dhe në shtëpi ka pësuar gola me shumicë kohët e fundit, por është në pozita të mira në renditje dhe e pret me qetësi ndeshjen e sotme kundër Crystal Palace. Një fitore është një hap gjigant drejt mbijetesës për Bournemouth, ndërsa Crystal Palace është në krizë të thellë dhe duket qartë se ardhja e Sam Allardyce në drejtim nuk ka ndryshuar asgjë, me “Shqiponjat” që kanë humbur 4 ndeshjet e fundit dhe tashmë janë në zonën e ftohtë. Për ndeshjen e sotme Bournemouth është i plotë, ndërsa për miqtë mund të debutojë mbrojtësi i sapoblerë nga Sunderland-i, Patrick van Aanholt, si dhe kthehet nga Kupa e Afrikës mesfushori Zaha (19/4).

Parashikimi: FF1

 

Burnley – Leicester

Burnley pret sot Leicester-in, në një ndeshje anormale, sepse askush nuk e mendonte që në janar Burnley do të ishte mbi kampionët në fuqi, që rrezikojnë mbijetesën. Burnley ka shkëlqyer këtë sezon në fushën e vet, duke fituar 6 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, ndaj me këtë ritëm mbijetesa do të arrihet shumë shpejt. Ndërkaq, Leicester ka vetëm 2 fitore jashtë fushe, me një rendiment mediokër në udhëtim, ndaj sot shpresojnë te tradita, duke qenë se kanë fituar në 4 ndeshjet e fundit në Burnley. Për ndeshjen e sotme Burnley ka humbur për dëmtim mesfushorin Marney (21/1), ndërsa për miqtë mbetet në Kupën e Afrikës mesfushori Amartey (17/1).

Parashikimi: FF2

 

Middlesbrough – West Brom

Middlesbrough ka fituar vetëm 2 ndeshje për Kupën FA në vitin 2017 dhe ndoshta do t’i këmbente me gjithë qejf me ndonjë fitore në kampionat, sepse nuk fiton prej kohësh dhe tashmë sheh me frikë nga zona e ftohtë. Sot Middlesbrough shpreson të bëjë kthesën e madhe, kur të presë West Brom-in, që po zhvillon një sezon të shkëlqyer dhe nuk njeh humbje në 7 përballjet e fundit me Middlesbrough, por gjithsesi jashtë fushe ka humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit dhe sot edhe një pikë nuk është keq. Për këtë takim Middlesbrough është pa mbrojtësit e dëmtuar Friend (16/0) e Chambers (16/0), si dhe është pranë largimit mesfushori Ramirez (17/2), ndërsa për miqtë mbetet i dëmtuar mbrojtësi Evans (17/1).

Parashikimi: 1X

 

Sunderland – Tottenham

Tottenham-i mori një pikë të artë javën e shkuar në Manchester, duke treguar se ka një potencial të jashtëzakonshëm. Në formë të shkëlqyer prej kohësh, skuadra londineze kërkon tashmë të vazhdojë ngjitjen në renditje dhe sot synon pikët e plota në Sunderland, ndaj një rivali në krizë, që mbyll renditjen dhe i ka marrë vetëm 3 barazime Tottenham-it në 13 përballjet e fundit në kampionat. Për ndeshjen e sotme Sunderland është pa mbrojtësin e pezulluar Djilobodji (18/0), ndërsa për miqtë kthehet sulmuesi Kane, pushim në kupë.

Parashikimi: 2

 

Swansea – Southampton

Swansea habiti Anglinë javën e shkuar, duke marrë një fitore të madhe në Liverpool dhe duke dalë nga zona e ftohtë. Me shpresën se ishte fitorja e kthesës së madhe, uellsianët tashmë kërkojnë fitoren edhe në shtëpi, kur të presin Southampton-in. Miqtë kanë fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, por fundjavën e shkuar u shpartalluan nga Arsenal-i në Kupën FA, ndaj sot kërkojnë të reagojnë, aq më shumë që në 9 përballjet e fundit direkte janë mundur vetëm një herë nga Swansea. Për këtë takim Swansea-t i kthehet mesfushori Ki Sung-yueng (14/0) dhe është gati të debutojë anësori ofensiv Narsingh, i sapoblerë nga PSV, ndërsa për miqtë është dëmtuar mbrojtësi Virgil van Dijk (21/1).

Parashikimi: Gol/gol

 

Liverpool – Chelsea

Liverpool e Chelsea përballen sot në mbrëmje në një supersfidë, që para disa javësh mendohej se do të vendoste fatet e titullit, por si zakonisht në Angli, gjërat ndryshojnë në pak ndeshje. Chelsea mbetet perfekt, i shkëputur në krye, ndërsa Liverpool-i është në krizë të thellë, duke fituar vetëm një nga 8 ndeshjet e luajtura këtë vit, duke u eliminuar nga kupat dhe duke rrëshqitur në vendin e katërt, 10 pikë larg kreut, ndaj është e qartë se sot vetëm fitorja i hyn në punë. Për ndeshjen e sotme Liverpool-it i kthehet nga Kupa e Afrikës anësori i rëndësishëm Sadio Mane (19/9), vendimtar në fazën sulmuese, ndërsa për miqtë janë të gjithë të gatshëm.

Parashikimi: 1

 

Itali / Kupë

 

Inter – Lazio

Sot në mbrëmje përcaktohet skuadra e tretë gjysmëfinaliste në Kupën e Italisë, me Inter-in që pret Lazio-n. Duke gjykuar nga renditja në Serinë A, është një ndeshje shumë e ekuilibruar, por nëse shohim formën, Inter-i niset dukshëm favorit. Zikaltrit nuk po ndalen më, me 7 fitore rresht në Serinë A, por në ndeshjen e kupës kundër Bologna-s, në mesin e muajit, vuajtën shumë dhe fituan vetëm në shtesë. Ndërkaq, Lazio vjen nga një humbje tronditëse kundër Chievo-s dhe tashmë kërkon të reagojë, duke siguruar gjysmëfinalen e kupës, kompeticion me shumë rëndësi tashmë.

Parashikimi: 1

 

MARRE NGA GAZETA “BASTI”

Share: