Liverpuli dhe Lajpzigu kanë arritur marrëveshje paraprake për transferimin e mesfushorit drejt “Anfield Road”. Keita zhvilloi një sezon fantastik vjet në kampionatin gjerman dhe bindi tekniku e Liverpulit, Jurgen Klop, të paguante për shërbimet e tij.

Sipas marrëveshjes së arritur, Keita do të veshë uniformën e Liverpulit në fundin e këtij sezoni, por Liverpuli kërkon ta transferojë më herët seç ishte parashikuar. Drejtuesit e klubit anglez janë gati të paguajnë më shumë, në mënyrë që Nabil Keita t’i bashkohet Liverpulit që në janar.

Ngelet për t’u parë se si drejtuesit e klubit të Lajpzigut do të veprojnë në lidhje me situatën e mesfushorit të tyre. Në rast se Liverpuli nuk gjen gjuhën e përbashkët me klubin gjerman, atëherë Klop do të kërkojë alternativa të tjera, pasi largimi i Kutinjos drejt Barcelonës ka lënë shumë hapësira në mesfushë.

Share: