Flamurtari do të zhvlliojë fazën përgatitore në Turqi, ndërkohë që klubi vlonjat ka publikuar edhe listën e lojtarëve që do të jenë nën urdhrat e trajneri Shpëtim Duro. Futbollisti Abdoulaje Toungara nuk do të udhëtojë drejt Turqisë, pasi ekipi është në hapat e fundit të akordit për huazimin tek Liria (Kosovë). Në listë gjithashtu nuk është përfshirë as Ergis Mersini me Haxhi Nezirajn.

LISTA E FLAMURTARIT

Portierë: Adis Nurkoviç, Edmir Sali, Pano Qirko
Mbrojtës: Franc Veliu, Ditmar Bicaj, Goran Siljanovski, Emiljano Musta, Artim Polozhani, Lejdi Liçaj, Sokol Maze, Fjoralb Deliaj, Fisnik Zuka
Mesfushorë: Muhamed Usein, Ariel Muçollari (U19), Alessio Hyseni, Nildo Viktor Zhufo, Lancinet Sidibe, Argjent Gafuri, Arinaldo Rrapaj (U17), Xhuljo Tushi, Muarem Muarem.
Sulmues: Igor Nedeljkoviç, Ardit Hoxhaj, Sekou Kamara, Danilo Alvesh, Tomislav Busiç

Share: