Pasi i fitoi të gjitha miqësoret që zhvilloi në Ohër, tani Liria e Prizrenit do të provojë edhe disa kundërshtarë të fortë, pasi me ata që luajti nuk ishin ndonjë nivel i lartë.

Ekipi i Bledi Shkëmbit ka zgjedhur të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Shqipëri, njërën do ta luajë kundër kampionëve të Shqipërisë, Kukësit me 7 gusht, ndërsa tjetrën me ekipin që sivjet ra nga kategoria, me Tiranën me datën 12 gusht.

Prizrenasit duan të provojnë forcën e tyre të vertëte prandaj mesa duket kanë zgjedhur edh këto dy ekipe.

7 gusht: Kukësi – Liria (Pezë-Helmës),
12 gusht: Tirana – Liria (Selman Stërmasi).

Share: