Elton Basriu është afrimi i pestë nga Shqipëria për Lirinë e Prizrenit, që pritet të bëjë të tjera lëvizje në merkato.

Mbrojtësi nga Elbasani ishte vjet pjesë e Kamzës, duke qenë një nga titullarët fiks të ekipit të drejtuar nga Ramadan Ndreu, që sivjet do të garojë në Superiore. Më parë ai ka luajtur në Superiore me Bylisin dhe Elbasanin.

Basriu do të formojë dyshen e mbrojtjes me Endri Vrapin, ndërkohë që do të jetë sërish shok skuadre me Jetmir Sefën, i cili ishte kapiteni i Kamzës vjet.

Share: