Liria e Bledi Shkëmbit vazhdon të mos njohë asnjë kundështar në ndeshjet miqësore, pasi edhe ditën e sotme ka fituar ndaj Trim Lumit të Strugës me rezultatin 2-1.

Për prizrenasit golin e parë e shënoi nëpërmjet Ilir Mustafës, por struganët arritën të barazonin pas 10 minutash.
Ndërsa golin e fitores për ekipin e Shkëmbit e shënoi Zenel Gavazaj.

Të dy ekipet zhvilluan një lojë mjaft të fortë dhe humbën disa raste për gol.
Me këtë ndeshje ekipi prizrenas i mbyll miqësoret që arriti t’i fitonte të gjitha, si ndaj Laçit, Teteksit dhe Pobedas së Prilepit.

” Me këtë lojë, Liria përmbylli fazën përgatitore në Ohër dhe të dielën kthehet në Prizren. E motivuar, mirë e përgatitur dhe plot energji për start të suksesëshëm në stinorin e ri”, deklaroi drejtori Erxhan Dana.

Share: