Janë luajtur tre ndeshje të Vala Superliga e Kosovës sot dhe reuultatet kanë qenë mjaft interesante, me Prishtinën që ka fituar pastër derbin me Flamurtarin.

Bardhekaltërve u kanë mjaftuar dy golat e shënuar në pjesën e parë nga Pefqeli dhe Mazrekaj, që kanë mbetur në fuqi deri në fund të takimit.

Liria e Prizrenit ka gjetur fitoren e parë dhe këtë e ka arritur ndaj kampionëve të Trepça 89 me gol të shënuar nga Mevlan Zeka në fund të takimit me penallti.

Drenica po me rezlultatin minimal 1-0 ka kaluar me sukses Vëllaznimin. Vendimtar Taulant Dajaku me golin e tij.

 

Share: