Skënderbeu merr një lajm jo të mirë para ndeshjes me Flamurtarin, që e luan nesër prej orës 17:00.

Trajneri Ilir Daja nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët kryesorë të formacionit në Vlorë dhe bëhet fjalë për mesfushori Sabien Lilaj.

Në ndeshjen miqësore me Turqinë ai ka thyer gishtërinjtë e dorës së djathtë dhe do të mungojë për të paktën dy javë.

Ndaj Flamurtarit ai nuk do jetë i gatshëm ashtu si Jashanica, Neshpor dhe Nimaga, ndërsa Muzaka e ka kaluar dëmtimin.

 

 

Share: