Trajneri i Luftëtarit pas ndeshjes uron kundërshtarin për kualifikimin dhe tregon se pavarësisht se skuadra nuk kishte në fushë të gjithë titullarët, përmbysja u provua deri në fund. Ndërsa nga futbollistët e stolit të përdorur në fushë, ai shprehet se është bindur nga ndonjë prej tyre.

Nuk luajta me gjithë titullarët, sepse kemi pasur shumë probleme, aq më shumë që vinim nga një ndeshje e vështirë në Durrës, në një terren mjaft të keq. Pavarësisht nga humbja 3-0 në Laç, tentuam deri në fund, aktivizova edhe Bregun, Abazajn e Rrocën, por nuk patëm shumë raste, të cilat nuk mundëm t’i shfrytëzonim. Laçi e meritoi kualifikimin, e uroj për fitoren.

“Lojtarët e stolit? Deri diku pata përgjigje pozitive nga ndonjë futbollist, por nuk ishin aty ku duhet disa të tjerë. Presioni i rezultatit u ndje, por lojtarë si Demo, për shembull, zhvilluan një ndeshje relativisht të mirë.

“Synimi? Është të lëmë pas zonën e ftohtë, nuk kemi pretendime më të mëdha se kaq për momentin. Që këtë fundjavë, të dielën, kemi një ndeshje shumë të vështirë në Laç, si dhe ndeshje mjaft të vështira më pas, ndaj nuk mund të shohim më lart”.

Share: