Kastrioti kërkon Superioren, ndaj këtë verë krutanët janë treguar aktivë në merkato, duke afruar disa futbollistë cilësorë. Nga ekipi ka pasur edhe largime, por që janë zëvendësuar.

Trajneri Samuel Nikaj ka qenë vetë ai që e ka drejtuar merkaton, duke afruar lojtarë që i njeh dhe ka bashkëpunuar me ta më parë, por edhe elementë të rinj.

Së fundmi është afruar sulmuesi Alban Tema, i dalë nga moshat e Tiranës, ndërkohë që është larguar përfundimisht mbrojtësi i majtë Sajmir Gjokës, i cili i është bashkëngjitur Ilirisë së Fushë-Krujës, ku edhe ka luajtur më parë.

Share: