Skënderbeu sot do t’i japë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Laçin, ndërkohë që trajneri Daja i ka përcaktuar prej ditësh titullarët për këtë takim.

Mungesat janë ato që dihen: Gavazaj, Nimaga, Neshpor dhe Sahiti, ndërkohë që edhe Jashanica e Aliti që kanë qenë të grumbulluar me Kosovën nuk do ta nisin takimin si titullarë.

Rikuperimi i plotë i Osmanit ka bërë që Daja të preferojë të luajë në mbrojtje me korçarin dhe Radas. Por së fundmi ka pasur një lëvizje, pasi Muzaka do të luajë si anësor dhe jo në qendër të mesfushës, siç e kemi para zakonisht kohët e fundit. Do jetë Taku ai që do e formojë treshen e mesfushës me Ditën dhe Lilajn.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Taku, Lilaj, Dita, Muzaka, Xhejms, Soue

Share: