Enis Bardhi ka bërë hapin e madh, pasi do të zyrtarisht pjesë e klubit të Levantes në Spanjë.

Paraqitjet e mira të tij në Hungari me Ujpeshtin, por edhe me Maqedoninë në kampionatin Europian për 21-vjeçarë, kanë bindur klubin spanjoll ta blejnë atë.

Mediat spanjolle raportojnë se Bardhi po kryen vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë të zezën mbi të bardhë dhe të prezantohet me skuadrën e tij të rë.

1.5 milionë euro është shuma që ka paguar Levante për mesfushorin e talentuar shqiptarë. 12 golat dhe 7 asistet në Hungari e kishin bërë Bardhin. Infosport.mk ka publikuar edhe një foto të mesfushorit gjatë kryerjes së testeve mjekësore.

Enis Bardhi gjate testeve mjekesore (Foto: Infosport.mk)
Enis Bardhi gjate testeve mjekesore (Foto: Infosport.mk)
Share: