Në fund të sezonit, Jup Heinkes, do të largohet nga drejtimi i Bajernit të Mynihut. Klubi dhe tifozat duan të qëndrojë, por ai e ka vendosur. “Vij sa herë që Bajern ka nevojë për mua, por në verë nis pushimet dhe e mbyll me bavarezët“.

Alternativat janë të shumta dhe drejtuesit gjermanë nuk duan të nxitohen. Një ndër emrat që shihet si pasuesi i Heinkes, është Hoakim Lëv. Tekniku i kombëtares gjermane është i përqëndruar te Botërori i Rusisë.

Siç citon “Sky Sport Germany”, Lëv nuk është kandidat për stolin e gjigandëve gjermanë. Ai ka mohuar lajmin dhe Bajerni duhet të hedhë sytë nga ndonjë tjetër kandidaturë. 

Share: