Leonardo Bonuçi është transferuar tanimë tek Milani, duke u konsideruar si një ndër blerjet më të bujshme të kësaj merkatoje verore në Itali dhe jashtë.

Mbrojtësi i kombëtares italiane është larguar nga Juvja  pas 7 vitesh të arta dhe sot e ka shpjeguar vendimin e tij  me një letër të hapur në Gazzetta dello Sport.

Kanë kaluar shtatë sezone. Shtatë sezone me fitore, ëndrra të realizuara, rritje me një lidhje të jashtëzakonshme me Juven, në tërësi totale. Gjashtë tituj, të gjithë të përjetuar dhe fituar duke luftuar. Mbetet keqardhja e madhe që nuk fituam Ligën e Kampionëve, por më e madhe është krenaria për sukseset e arritura dhe të qenit pjesë e një familjeje të madhe. Kam dhënë gjithçka, vërtet, deri në fund. Kam marrë, dhënë e mësuar.

Sot shoh se lë pas një histori të shkëlqyer, të denjë për një mbyllje me respekt dhe dashuri, pa cënuar atë që kam jetuar me klubin, kapitenin, shokët dhe tifozët. Faleminderit për gjithçka, Juve”, është shprehur Bonuçi në letrën e lamtumirës.

Share: