Ende pa nisur mirë aventura e tij në krye të Luganos, Paolo Tramexani rrezikon shkarkimin nga kjo detyrë. Shkak janë bërë dy humbjet e fundit në kampipnat ndaj Thunit dhe Jan Bojsit ditën e djeshme, gjë që ka sjellë edhe reagimin e presidentit Renxeti.

Në humbjen e fundit, Sadiku nuk la thuajse asnjë gjurmë teksa Tramexani mori kritika. Numri një I klubit të Luganos pas humbjes ndaj Jang Bojsit deklaroi:

Po ndodhin gjëra të rënda, duhet të ndërhyj unë. Nuk ankohem për stërvitjen, por ndoshta trajneri këtë javë s’e ka menaxhuar siç duhet psikologjinë pas humbjes me Thunin. Vizita në fabrikën e pikturës nuk ka qenë në akord me klubin dhe ndaj është një veprim i rëndë. Më duket se po i bëjmë keq vetes, duhet të ndërhyj”, tha Renxeti.

Sakaq, Tramexani u shpreh: “Flej gjumë i qetë,edhe pse presidenti është i nxehur. Të flasë me mua, nëse do”.

Share: