Pas shumë kritikave, Legia e Varshavës është rikthyer tek fitorja pasi ka mundur Piast Glivice me rezultatin 3-1.

Legia kishte humbur ndeshjen në Ligën e Kampionëve ndaj Astanas, ndërsa në kampionat kishte grumbulluar 4 pikë në 4 ndeshje.

Golat për Legian janë shënuar nga Nagy, Micinski dhe Guilerme ndërsa për Glivicen e ka shënuar Papadopulos.

Ndërsa sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku e ka nisur ndeshjen nga stoli, por që në minutën e 58 është futur në lojë dhe ka dhënë edhe asistin për golin e tretë.

Share: