Leganes duket se është fiksuar pas shqiptarëve, teksa pasi ka marrë në ekip mesfushorin Elvi Berisha nga skuadra e Tiranës, tashmë ka afruar edhe një tjetër të ri që luan me Shqipërinë U19.

Sipas asaj që shkruan faqja e Akademisë Internacional Tiranë, mesfushori i tyre, Kleandro Lleshi, do të jetë pjesë e Leganes sezonin e ardhshëm.

17-vjeçari nënshkruan kështu të parën kontratë si profesionist dhe do të nisë një eksperiencë të re në Spanjë se bashku me Berishën.

Share: