Kievo, Bari, Frozinone, Specia dhe Foxhia janë klubet që duan shërbimet e mesfushorit Ledian Memushaj. Vlonjati me shumë mundësi do të largohet nga Benevento dhe kjo ka bërë që këto klubet të interesohen për shërbimet e 31-vjeçarit.

Veç tyre ka dalë në skenë edhe një klub tjetër. Është Kremoneze që kërkon mesfushorin dhe për këtë duhet të gjejë marrëveshjen me klubin italian që zotëron kartonin e Memushajt.

Skuadra po bën një paraqitje të mirë në Seria B dhe është në zonën e promocionit, duke luftuar për ngjitjen në kategorinë elitare të futbollit italian. 

Dy emrat e kërkuar nga klubi si dhuratat e fillim 2018 për teknikun Teser janë Memushaj dhe Manjaneli, të dy nga Seria A, ku Kremoneze dëshiron të shkojë.

Share: