Liridon Latifi më në fund gjen golin në Hungari, por atë e bën në një miqësore. Pas largimit nga Skënderbeu, Latifi nuk po e gjen të njëjtën ‘’lumturi’’ me ekipin e tij të ri, Pushkash Akademi.

Por sot, në miqësoren e zhvilluar me kinezët e Tianjin Teda, ai shënoi golin e barazimit të sfidës në minutën e 86. Latifi nuk fali, i vetëm me portierin në një pozicion pak të pjerrët dhe ndeshja mbyllet 1-1.

Por një tjetër legjionar ka luajtur sot në kampionat, Kamer Qaka pasi u përfol shumë mbi merkaton tashmë duhet të rikthehet të tregojë veten në fushë.

Qaka ka luajtur 90’ për Poli Iasi në një sfidë direkte ndaj Botosanit. Fitore me vetëm një gol për Poli Iasin që barazon rivalët e sotëm në renditje dhe mbeten në luftë për zonën e play-off më kampion.

Mesfushori ka bërë një ndeshje të mirë duke dhënë kontribut për këtë fitore dhe e përfundon sfidën, me ndëshkim me karton të verdhë.

Share: