Heroi i Skënderbeut që shënoi golin e fitores ndaj Teutës, Liridon Latifi, pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” u shpreh:

Për mua çdo gol ka shumë rëndësi, nuk ka dallim. Për sa kohë golat vlejnë pikë, janë të gjithë shumë të rëndësishëm.”

“Si çdo sulmues, edhe unë ëndërroj të shënoj sa më shumë. Kam mësuar shumë nga Salihi, të cilin e falënderoj.”

Mërzia gjatë ndërrimit në ndeshjen e fundit? “Nuk isha i mërzitur, thjesht pësova një dëmtim të lehtë dhe u largova për në dhomat e zhveshjes.”

E ardhmja? “Në radhë të parë duhet të jemi seriozë dhe të fitojmë titullin kampion, pasta të shohim në verë.”

Share: