Liria e Prizrenit është treguar mjaft aktive në merkaton verore ku ka afruar disa lojtarë, një pjesë të tyre edhe nga Shqipëria. Por për prizrenasit ka ardhur edhe largimi i i parë: ai është portieri Armend Ruxhi, i cili ka luajtur plot 15 vite si portier i parë dhe për shkak se nuk arriti akordin për kushtet financiare raporton “Gazeta Olle”.

“Pas 15 viteve karrierë në klubin e Lirisë duke mbrojtur portën, erdhi momenti i ndarjes me klubin tim. Arsyeja kryesore ishte mos-dakordimi rreth pagës.
Gjithmonë isha portieri i parë dhe nuk m’u duk e arsyeshme ajo pagë që ma ofruan”, ka deklaruar  portieri Ruxhi për ” Gazeta Olle”.

Por gardiani ka hedhur edhe një akuzë drejt trajnerit të ri të Lirisë, Bledi Shkëmbi sepse nuk i ka dhënë rastin të tregojë veten.

“Trajneri i ri nuk ma ka dhënë rastin për të zënë vendin në portë gjatë miqësoreve. Ai nuk ishte aspak korrekt në raport me mua”, është shprehur gardiani prizrenas.

Share: