Antonio Konte në verë pritet të largohet nga Celsi, që në janar mindë të bëjë edhe një përpjekje të fundit për ta bindur italianin të qëndrojë.

Kjo do arrihej me një merkato cilësore, e kërkuar që në verë nga Konte. Gjithsesi nuk është vetëm ky faktor që e mban në Angli ish-trajnerin e Juventusit, pasi nga ana e tij ka një dëshirë për tu rikthyer më Itali, ku Milani është një nga klubet e përfolura.

Te Celsi ndërkohë nuk po qëndrojnë duarkryq, pasi kanë gati planin B. Mauricio Sarri është alternativa, që do të transferohej në Angli për shumën e tetë milionë euro, ndërkohë që paga për të është vërtetë joshëse, 12 milionë euro në sezon.

Share: