Arsen Venger duket se ka vendosur të hapë thesin për të bërë një merkato cilësore në këtë verë. Trajneri francez e ka të qartë se duhet të shpenzojë për t’u rikthyer sërish një ekip pretendent për të fituar tituj në Angli.

Për këtë arsye Venger është i gatshëm të transferojë një sulmues cilësor në ekip për të plotësuar boshllëkun që do të ketë pas largimit të Sançez.

Bëhet fjalë për Aleksandre Lakazet nga Lioni, i cili ishtë pranë transferimit te Atletiko por gjithçka ndryshoi pasi klubi spanjoll u dënua të mos bëjë merkato.

Për francezin Arsenali ofron deri në 60 milionë euro, një shifër e kënaqshme për një sulmues si ai teksa Lioni do ta pranojë menjëherë.

Share: