Pas lajmërimit për bojkot në ndeshjen kundër Sopotit, Vllaznia B duket se ka patur një plan tjetër. Skuadra shkodrane ka mbërritur tëshmë në Lushnje duke qenë gati për t’u përballur me librazhdjotët në ndeshjen e “play off” për të siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Ekipi i Vllaznisë duket se ka dashur të shpërqëndrojë skuadrën e Sopotit përpara këtij takimi vendimtar për të dy ekipet. Ka qenë vetë klubi i Sopotit që përmes dy fotove të postuar në “Facebook” që zbuloi këtë fakt, duke iu drejtuar shkodranëve se ata i kanë lënë lojërat dhe luajnë vetëm në fushë.

Ja postimi i Sopotit

img_0439

Share: