Lacio ka afruar këtë verë mbrojtësin Serxhio Kalaj që ia mori nga duart skuadrës së Romës, ndërkohë që ditën e djeshme është zyrtarizuar edhe një tjetër talent kuqezi te skuadra italiane.

Sulmuesi Progon Maloku, i rritur te Bajerni i Mynihut, i cili është pjesë e Shqipërisë U19, ka kaluar në Itali.

Nuk ndalet me kaq Igli Tare, që përforcon edhe më shumë akademinë e Lacios, pasi nga Aargau ka ardhur një tjetër mesfushor shqiptar.

Bëhet fjalë për mesfushorin Beli Lukaj, 17-vjeçarin shqiptar nga Kosova, që i është bashkëngjitur ekipit të të rinjve të Lacios.

beli-lukaj

Tags:
Share: