Skuadra e Laçit ka zhvilluar deri më tani shtatë ndeshje miqësore, më shumë se të gjitha skuadrat e Superiores gjatë muajve të verës.

E fundit që zhvilluan kurbinasit ishte ajo e djeshmja me Kastriotin, që përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, me gola të realizuar nga Enco Malindi dhe Eglentin Gjoni.

Tashmë ekipi i drejtuar nga Stavri Nica do të zhvillojë një miqësore me Ilirinë e Fushë – Krujës ditën e mërkurë orës 18:00 në stadiumin “Redi Maloku”.

Share: